Lajme

Alarmi nga meteorologët! Të mërkurën mbërrin i nxehti afrikan në vend

I nxehti afrikan në Shqipëri do mbërrijë të martën dhe mërkurën. Kështu kanë treguar meteorologët. Në një intervistë televizive, drejtuesja e Zyrës Operacionale pranë MeteoAlb, Lajda Porja tha se se zonat më të nxehta do të jenë qarku i Elbasanit dhe i Beratit, por gjithashtu nuk ngelet pas as Tirana dhe zonat bregdetare.

“Prej 24 orësh i nxehti afrikan ka përfshirë gadishullin e Ballkanit duke çuar në rritjen e temperaturave në vlerat minimale. Kjo do të jetë dhe java më e nxehtë e muajit të verës. Parashikohet se zonat më të nxehta do të jetë qarku i Elbasanit, Ura Vajgurore Berati që do të shënojnë temperatura deri në 36 gradë celsius dhe në zonat malore temperaturat do të shkojnë deri në 31 gradë.

Të martën dhe të mërkurën temperaturat deri në 38 gradë celsius dhe në Tiranë, ndërsa në zonat malore temperatura deri në 33 gradë celsius. Këto janë masa ajrore që vijnë nga Afrika dhe kanë përfshirë brigjet e Mesdheut.

Gjatë këtyre kohëve nuk do të mungojnë dhe reshjet, që do të jenë të pranishme në disa zona që do të jenë në formë rrebeshi.

Momentalisht nuk presim që të kemi pluhur afrikan, por do të kemi temperatura të larta dhe reshje shiu në formë rrebeshi, kryefjala e këtyre ditëve është temperatura ku dhe temperaturat e natës do të jenë në rritje. Një tjetër element dallues në këtë periudhë është lagështira në ajër që na bën të ndiejmë më shumë dhe të nxehtin.

Javën tjetër është e rëndësishme që qytetarët të bëjnë kujdes në daljen në pikun e verës akoma që ndiejmë është më e lartë sesa ajo që ne raportojmë. Kjo do të jetë një situatë në të gjithë Rajonin që ndryshe nga vendi jonë që ne jemi mësuar që ti kemi .

Është një valë e të nxehtit që ne e kemi përjetuar gjatë viteve të fundit, epiqendra e temperaturave më të larta pritet që të jenë për Kosovën dhe Maqedoninë që nuk janë ndeshur me këto temperatura”, tha ajo.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button