Lajme
Ndihmoi 28-vjeçarin të kalojë kufirin në mënyrë të paligjshme, arrestohet i riu në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar një 24-vjecacr pasi tentoi të kalojë në mënyrë të paligjshme një shtetas kosovar.
Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm ne DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin kosovar F. A., 24 vjeç, pasi ka ndihmuar të kalojë kufirin në mënyrë të paligjshme shtetasin kosovar A. G., 28 vjeç, duke i siguruar një pasaportë maqedonase dhe një leje qëndrimi zvicerane, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.