Shqiperia

Pak ditë nga konferenca ndërqeveritare e BE, Shqipëria kërkon ndarjen nga Maqedonia e Veriut

Shqipëria ka kërkuar të ndahet nga Maqedonia e Veriut për negociatat me BE-në. Ka qenë Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka që në forumin e Antaljas me temë “Fqinjët shohin së bashku, nënvizoi rëndësinë e parimit të vlerësimit të punës së çdo shteti.

“Politika e zgjerimit bazohet mbi parimin e hekurt të vlerësimit të meritës së cdo vendi. Po kjo kërkon edhe parashikueshmëri të procesit, nëpërmjet të cilit cdo arritje standartesh apo kriteresh duhet të çojë në hapin e rradhës në rrugën drejt BE-së. Një proces i tillë, i besueshëm dhe i prekshëm, është një mbështje e pazëvendësueshme për reformat e vështira që jemi duke zbatuar”, tha ajo.

Ndërkohë që në forum merrnin pjesë panelistë si europarlamtetari Sergey Lagodisnky, përfaqësuesi i BE për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak apo ish-kryeministri rumun Viktor Ponta. Sipas deklaratës për mediat të shpërndarë nga Ministria e Jashtme shqiptare, Lajçak dhe Lagodinsky nëvizuan se nuk duhet të ketë më asnjë vonesë për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button