Lajme

Plagosja me armë zjarri në Sarandë, njëri prej tyre biznesmen, u sulmua me 20 plumba

Zbardhet identiteti i njërit prej të plagosurve në Sarandë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Bëhet me dije se është plagosur Spiro Iljazi, 35 vjeç, biznesmen. I plagosur ka mbetur edhe një person tjetër identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije, por bëhet fjalë për një biznesmen. Informacionet e para kanë treguar se mbi të janë hedhur 20 plumba dhe ai është drejtuar për në urgjencë në Tiranë. Nga plumbat është dëmtuar dhe një automjet tip “Rang Rover”.

“Sot, rreth orës 03:50, në lagjen Nr.1, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur me armë zjarri shtetasit S. I., 35 vjeç, banues në Sarandë dhe M. J., 33 vjeç, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thotë policia.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button