Lajme

Qarkullonte me armë gjahu pa leje të mbushur me fishekë, arrestohet 53-vjeçari në Mat

Policia e Matit ka arrestuar një 53-vjeçar, pasi qarkullonte me armë pa leje. Vlutë bëjnë me dije se arma e zjarrit ishte me krehër të mbushur me fishekë.

“Një 53 vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Mat pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje. Policia bën me dije se i arrestuari është shtetasi me iniciale N.B. i cili është kapur duke qarkulluar me një armë zjarri pushkë me krehër të mbushur me fishek. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak.

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohet një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak, vihet në pranga poseduesi i tyre. Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që posedojnë armë zjarri pa leje, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, kanë goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.

Si rezultat është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit: N.B., 53 vjeç, banues në Klos.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në një terren të hapur të njësisë Administrative Suç, kanë kapur shtetasin N. B., duke qarkulluar me armë zjarri pushkë me krëhër të mbushur me fishek. Gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur e sekuestruar një sasi municioni luftarak që i posedonte pa lejen e organeve kompetente. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Mat, për veprën penale ” Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit””, njofton policia.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button