Lajme

Shkelën rëndë rregullat e qarkullimit, policia rrugore arreston 4 persona

Policia rrugore e Durrësit ka arrestuar 4 shtetas, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit: F. K., 39 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u procedua penalisht shtetasi K. D., 21 vjeç, banues në Durrës, pasi në Xhafzotaj, shtetasi K. D., duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, i ka prerë rrugën duke humbur kontrollin, shtetasit F. K., i cili po drejtonte motomjetin në gjëndje të dehur.

K.B., 43 vjeç, banues në Shijak, pasi në Sukth, duke drejtuar në gjëndje të dehur mjetin tip “Benz”, është përplasur me një tjetër mjet duke i shkaktuar dëme materiale.

Më datë 19.06.2021, në orën 22:00, në rrugën interurbane Durrës-Tiranë, një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B. Z., 39 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button