Lajme
Tronditet Saranda, 2 persona plagosen me armë në orët e para të mëngjesit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Sarandë. Mësohet se dy persona janë plagosur me armë zjarri, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Policia ka njoftuar se ende nuk dihet shkaku i kësaj ngjarje.
“Sot, rreth orës 03:50, në lagjen Nr.1, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur me armë zjarri shtetasit S. I., 35 vjeç, banues në Sarandë dhe M. J., 33 vjeç, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thotë policia.