Opinione

Hoxha: Grupet kriminale e kanë shumë të lehtë të rekrutojnë “ushtarët e drogës” në Shqipëri

Duke komentuar operacionin e fundit për trafikun e kokainës Shqipëri-Zvicër, gazetari Artan Hoxha ngriti alarmin për rekrutimin e të rinjve shqiptarë.

Hoxha tha se grupet kriminale e kanë shumë të thjeshtë për të rekturuar të rinj të pashpresë në zonat e thella në vend për t’i përdorur si shpërndarës të lëndës narkotike në vendet e BE.

Gazetari shprehet se kjo është një plagë e rëndë në vend, pasi grupet kriminale e kanë shumë të lehtë për të marrë të rinj dhe për t’i futur në skemën e trafikimit.

“Është hetuar mbi informacionin që ka ardhur nga Zvicra. Pasi është dokumentuar është vepruar. Tetë janë të arrestuar dhe tre të tjerë janë në kërkim. Vitet e fundit një nga vendet që është lënë më në hije edhe nga hetimet është Zvicra. Ka qenë vendi i parë që shqiptarët kanë shkuar të mësojnë trafikun e heroinës dhe kokainës. Aty kanë bërë universitetin e parë.

Ka kohë që nuk kemi dëgjuar dhe gjurmuar por nuk do të thotë se është ndërprerë aktiviteti fakti që atje hetimet kanë filluar para gjashtë vitesh. Rrallë kemi hetime kaq gjatë në Shqipëri. problematika që është hasur më shpesh është se ne në Shqipëri mbledhim pasojat. Janë viktimat që vijnë nga ky biznes që sjell të ardhura shumë të mëdha. Ne kemi grupe të krimit të organizuar që sapo fuqizohen duan të zgjidhin çdo hesap.

Është thjeshtë rasti i ardhës që dëshmohet rekrutimi i të rinjve që përdoren si shpërndarës. E kam ngritur sa herë këtë problem. Se ne prandaj mbledhim kufomat këtu sepse punëtorët që merren me shpërndarjen janë shqiptarë. Është shumë kollaj që të gjesh mosha të reja të futen në këtë rrugë pa krye. Ata shikojnë bashkëmoshatarë të tyre që dalin me makina luksoze papritur. Ky kapërcim bëhet në njëfarë mënyre shembulli për të tjerët. Ky është problemi i gabuar. Papunësia, vrasja e shpresës i ka bërë moshat e reja që të shkojnë drejt kësaj rruge. E kemi ngritur këtë problem qëkur u rritën sipërfaqet me kanabis. Duhet fuqia punëtore. Shtëpitë e barit në Angli që janë aktivitetet më të përhapura janë kryesisht të rinjtë marrë nga zona të thella të Shqipërisë. E merr një të ri e çon me maune dhe gjithë kjo masë të rinjsh që është e pashpresë në Shqipëri janë lënda e parë për krimin e organizuar.

Kur shkon te kokaina pasi bën trajnimin tek këto aktivitetet e para atëherë kalon tek kokaina që sjell më shumë para. Këtu fillojnë nga shpërndarja në rrugë dhe deri tek ata që arrijnë të dalin në krye. Sot është shumë plagë e rëndë, sepse grupet e krimit të organizuar e kanë shumë të lehtë të gjejnë ushtarë në Shqipëri dhe ti përdorin si mish për top për shpërndarje në vendet e BE,” u shpreh gazetari.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button