Kosova

Kurti vizitë zyrtare në Francë, takim me presidentin Macron

Këtë javë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të zhvillojë takimin e parë me presidentin francez, Emmanuel Macron. Lajmi u dha nga zyra e Kryeministrisë.

Kujtojmë se një ditë më parë, Kurti u takua me këshilltaren politike për Ballkan të Presidentit francez Emmanuel Macron, Isabelle Dumont, ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, këshilltarin në Drejtorinë e Evropës Kontinentale në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës, Guillaume Rousson, dhe këshilltarin e parë në ambasadë, Cyprien François.

Siç njoftohet, temë diskutimi ishte edhe vizita e fundit e kryeministrit Kurti në Bruksel dhe për kapitullin e ri të dialogut me Serbinë. Sipas Zyrës së Kryeminsitrit, ky takim u mbajt në përgatitje të vizitës së Kurtit në Paris gjatë, ku do të zhvillohet takimi i parë me Presidentin Macron.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button