Sport
Ronaldo tallet keq me fotografin e “Euro2020”

Cristiano Ronaldo si rrallë herë shihet të bëjë shaka dhe të tallet. Së fundmi ai është parë të përballet me fotografin professional në Euro 2020.
Ylli portugez i kërkoi atij kamerën për ta fotografuar bashkëlojtarin e vet, Pepe, dhe mbeti i mahnitur me foton që e shkrepi.
“Më mirë se ti”, i tha Ronaldo me shaka fotografit.
Ronaldo po tregon formën e tij të mirë në ndeshjet në Euro2020. 36-vjeçari e rriti në 12 numrin e përgjithshëm të golave të shënuara në Kampionate Evropiane, që është rekord, por goli i tij kundër Gjermanisë nuk i mjaftoi Portugalisë ta shmangë humbjen.