Lajme

Shpëtoni nga shqetësimi i mbingopjes, këto metoda do ju vijnë në ndihmë

Fryrja e barkut nga të ngrënët e tepërt janë një shqetësim shumë i zakonshëm dhe aspak i këndshëm. Por si të shpëtojmë?

Ecni; Të ushtrohesh dhe të ecësh është gjithnjë diçka shumë e rëndësishme dhe thelbësore për organizmin. Kur kryeni aktivitete sportive dhe e mbani trupin në lëvizje metabolizmi do të djegë më shpejt ushqimin. Ndaj sa herë të ndiheni të fryrë mos qëndroni ulur, por zgjidhni të bëni një shëtitje në natyrë apo në qytetin tuaj.

Rikthehet në “YouTube” bosi i mafies turke: Jam gjallë, do e përfundoj punën që kam nisur

Hidratohuni; Uji është një tjetër mënyrë e mirë për të shpëtuar nga ky problem. Edhe pse mund të ndiheni shumë të fryrë dhe pa dëshirë për të konsumuar asgjë, mundohuni të pini disa gota ujë. Në këtë mënyrë i gjithë ushqimi do të kalojë më lehtë nëpër sistemin tretës duke ju bërë të ndiheni më mirë.

Uji detoks; Efikas dhe shumë i shpejtë, çaji me xhinxher dhe limon do t’ju ndihmojë të hiqni ndjesinë e fryrjes. Shtoni edhe pak uthull molle dhe të gjithë këta përbërës me antioksidantë do të nxjerrin toksinat jashtë trupit tuaj. Gjithashtu mund të provoni ujin me limon që ka të njëjtat veti të mrekullueshme detoksi.

Turmeriku; Një tjetër mënyrë shumë e mirë për të detoksifikuar trupin që të gjitha toksinat të dalin jashtë. Turmeriku ka fuqi antinflamatore prandaj mund t’ia shtoni ushqimeve teksa i konsumoni për të evituar ndjesinë e fryrjes.

Qetësohuni; Gjithashtu edhe qëndrimi për disa sekonda duke u relaksuar para se të nisni një shëtitje të gjatë është i rekomandueshëm. Kjo do ta ndihmojë si mendjen ashtu edhe trupin tuaj të qetësohen dhe të çlodhen pas të ngrënës. Këshillohet të mbani parasysh se ta shërbeni ushqimin në pjata me porcione të vogla, në mënyrë që të mos shkaktoni fryrje të shpeshta të stomakut.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button