Lajme

Lezhë, ndërtoi 2 kate shtesë në një objekt te Rana e Hedhun, arrestohet administratori i një kompanie ndërtimi

Ndërtoi 2 kate shtesë në një objekt te Rana e Hedhun, arrestohet administratori i një kompanie ndërtimi.

“Vihet në pranga 1 shtetas, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat bregdetare, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë u bë ekzekutimi i urdhrit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për ndalimin e shtetasit A. N., 34 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i një shoqërie ndërtimi.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi gjatë kontrollit në një objekt ekzistues në pronësi të tij, te “Rana e Hedhun”, Shëngjin, u konstatua se kishte ndërtuar 2 kate të tjera, pa lejen e organeve kompetente.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button