Bota

Minjtë pushtojnë Australinë, mbyllet përkohësisht një burg

Minjtë në Australi vazhdojnë të jenë problemi më i madh. Mediat shkruajnë se për shkak të kësaj, një tjetër burg është mbyllur përkohësisht dhe të burgosurit që po shlyenin dënimin në atë institucion, të zhvendoseshin në një burg tjetër.

Bëhet me dije se 400 të burgosur dhe 200 punonjës që punonin në burgun e Uellëst të Ri Jugor, do të strehohen për dy javët e ardhshme në burgje të tjera në vend. Minjtë mësohen se kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën e burgut, duke dëmtuar thuajse plotësisht instalimet e brendshme.

Drejtuesit e burgut kanë thënë për mediat se riparimi i plotë i saj do të nevojitej për plot 4 muaj, por shtuan se rikonstruksioni do të vijojë me pjesë të ndara, derisa e gjithë vepra të përfundojë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button