Bota

Negociatat bërthamore, SHBA në ankth për përgjigjen e Koresë së Veriut

Përfaqësuesi special i presidentit amerikan Joe Biden për Korenë e Veriut, Sung Kim tha se SHBA-ja shpreson të marrë një përgjigje pozitive nga administrata e Phenianit ndaj propozimit të tyre për negociata. Ai zhvilloi bisedime me zyrtarët e Koresë së Jugut dhe Japonisë rreth negociatave të ndërprera dhe programit bërthamor të Koresë së Veriut.

Bisedimet trepalëshe u zhvilluan pasi lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un bëri thirrje për forcimin e ekonomisë së vendit e cila ndodhet përballë mungesës së ushqimit dhe e cila është dëmtuar për shkak të pandemisë. Sung Kim, në bisedën e tij me diplomatin e nivelit të lartë koreano-jugor, Noh Kyu Duk, theksoi se aleatët i kanë marrë në konsideratë komentet e liderit koreano-verior dhe se shpresojnë që Koreja e Veriut të “japë së shpejti përgjigje pozitive” ndaj propozimit të tyre për bisedime.

Në një deklaratë për gazetarët, Sung Kim tha se “Koreja e Jugut dhe SHBA-ja do të vazhdojnë bashkëpunimin e afërt për të gjetur rrugën për të siguruarcin në Gadishullin e Koresë dhe për të rifilluar në kohën më të shpejtë të mundshme dialogun me Korenë e Veriut.

Ish-presidenti amerikan Donald Trump u takua për herë të parë me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un më 12 qershor 2018 në Singapor dhe arritën dakordim për pastrimin e Gadishullit të Koresë nga armët bërthamore dhe për sigurimin e paqes së përhershme.

Dy liderët më 26-29 shkurt 2019 u takuan edhe njëherë në Vietnam, por samiti përfundoi më shpejt nga sa pritej dhe pa marrëveshje. Së fundmi dy liderët morën vendimin për të vazhduar procesin e negociatave bërthamore në takimin e zhvilluar më 30 qershor 2019 në zonën e çmilitarizuar mes Koresë së Jugut dhe Koresë së Veriut. Takimet në nivel pune të zhvilluara në tetor 2019 në Suedi mes dy vendeve u ndërprenë, pasi sipas koreano-veriorëve, amerikanët vazhduan “qëndrimet dhe sjelljet e tyre të vjetra”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button