Lajme
ONM kërkon shkarkimin e Elisabeta Imerajt, Soreca: Shpresojmë që KPA të shqyrtojë me integritet çështjen

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca i ka dalë në krah ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim për apelin e bërë lidhur me prokuroren e Tiranës, Elisabeta Imeraj.
“Ne mbështesim plotësisht rekomandimin e ONM. Ne shpresojmë që KPA të shqyrtojë çështjen me integritet dhe pavarësi për të siguruar që çështjet e rëndësishme të theksuara në rekomandimin për apelim të konsiderohen siç duhet”, tha Soreca.