Bota
Tornado shkatërrues në Çikago, dëmtohen plotësisht qindra shtëpi dhe shtylla elektrike

Çikago është goditur nga një tornado e fuqishme duke lënë pasoja të shumta materiale.
Mediat shkruajnë se aktualisht, si pasojë e tornados janë shkatërruar 100 shtëpi, ndërsa mijëra pemë dhe shtylla elektrike kanë dalë nga vendi.
Mediat shkruajnë se është goditur periferia e Çikagos, me një shpejtësi deri në 225 km në orë. Fatkeqësisht kanë mbetur të palgosur edhe disa persona. Ndërkohë mediat amerikane me dron kanë arritur që të marrin pamjet e pasojave.