Lajme

U kapën duke prerë dru në mënyrë të paligjshme, arrestohen dy vëllezërit në Bulqizë, nën hetim 3 të tjerë

Policia e Bulqizës vijon kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve mjedisore.

Gjatë një aksioni të fundit, policia ka vënë në pranga 2 vëllezër dhe proceduar penalisht 3 të tjerë, për “Prerje të paligjshme të paligjshme të pyjeve”.

Gjatë një aksioni të fundit, policia ka vënë në pranga 2 vëllezër dhe proceduar penalisht 3 të tjerë, për “Prerje të paligjshme të paligjshme të pyjeve”.

Njoftimi i policisë:
Në vijim dhe zbatim të planit të masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit, u goditën dy raste të prerjes së pyjeve dhe si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :
A. C., 23 vjeç, dhe B. C., 27 vjeç, (vëllezër), banues në Fushë-Bulqizë.
Si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R. C.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke prerë lëndë drusore në mënyrë të paligjshme në vendin e quajtur “Kurora e Liqenit të Zi”, Bulqizë.
Po në vijim të kontrollit të territorit janë proceduar penalisht nga Policia shtetasit G. I., dhe A. I., pasi në zonën e Gjoricës janë konstatuar duke transportuar lëndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button