Lajme

Austria hap dyert pa kushte për shqiptarët, aeroporti “Nënë Tereza” njoftim të rëndësishëm

Duke nisur nga nesër, pasagjerët me pasaporta biometrike mund të udhëtojnë drejt Austrisë pa asnjë kriter, testi apo vaksine anti-Covid.

Lajmin e ka bërë me dije Aeroporti Nënë Tereza në një postim në faqen zyrtare në rrjetet sociale.

Austria heq të gjitha kufizimet për pasagjerët me pasaporta biometrike që udhëtojnë në Austri, duke filluar nga data 24 Qershor 2021. I vetmi kriter, ju lutemi qytetarëve që udhëtojnë në Austri, është maska FFP2.
Njoftimi nga TIA

✈ Lajm i mirë????/Austria

Austria heq të gjitha kufizimet për pasagjerët me pasaporta biometrike që udhëtojnë në Austri, duke filluar nga data 24 Qershor 2021.

1) Asnjë kriter testi
2) Asnjë kriter vaksine
3) Vizat për rastet e aplikueshme vazhdojnë si më parë
????I vetmi kriter, ju lutemi qytetarëve që udhëtojnë në Austri, është maska FFP2, si kjo ne foto.

Kompania Austrian Airlines që operon në Austri, e ka të detyrueshme vetëm këtë tip maske, që e gjeni në farmaci.

Ata pasagjerë që janë tranzit në Austri, ju lutemi të kontrollojnë rregullat e udhëtimit Covid-19, që ka destinacioni final i mbërritjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button