Sport

Faza e grupeve drejt mbylljes, vëmendja tek Spanja, Gjermania dhe Franca

Sot do të mbahen ndeshjet e fazës kualifikuese për grupin E, në kuadër të Euro2020. NË orën 18:00 Sllovakia do presë në shtëpi spanjollët, ndërsa Suedia do përballet me Poloninë. Aktualisht, vetëm Suedia është e kualifikuar.

Ndërkohë që spanjollët dhe polakët i duhet të fitojnë dhe në varësi të renditjes së tyre, do përcaktohet dueli në 1/8. Sipas rregullit, e para e grupit i duhet të përballet me të tretërn e Grupit B, C ose D, ndërsa e dyta do luajë me Kroacinë.

Ndërkohë që grupi i Ferrit vendoset në 21:00, ku vetëm Franca deri tani e ka siguruar kualifikimin. Gjermania do të përballet me Hungarinë e cila shpreson me një fitore ndërsa panzerave i mjafton barazimi për t’u kualifikuar.

Por supersfida është mes Portugalisë dhe Francës ku gjelat janë kualifikuar por duhet të bëjnë llogaritë mirë sepse nëse dalin të parën do të luajnë me të tretën e Grupit A ose C dhe nëse del e dyta do të luajnë ndaj Anglisë. E treta e këtij grupi do të perballet me Belgjikën ose Holandën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button