Bota

Kërdia” në spitale, pushohen nga puna mbi 150 punëtorë pasi nuk pranuan të vaksinohen

Në SHBA, Huston, më shumë se 150 punëtorë të një spitali janë shkakruar apo janë detyruar që të japin dorëheqjen pasi nuk pranojnë që të marrin vaksinën anti- Covid. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se largimi masiv i punëtorëve erdhi pasi një gjykatës e refuzoi padinë e paraqitur nga një punëtor rreth kërkesës për vaksinim.

Gjykatësi u tha punëtorëve që u ankuan se nëse nuk iu pëlqen kërkesa për vaksinim, ata mund të shkojnë dhe të punojnë në ndonjë vend tjetër. Sidoqoftë, paraqitësja e ankesës, infermierja Jennifer Bridges, u zotua se do ta dërgojë rastin deri në Gjykatën Supreme, nëse është e nevojshme. “Ky është vetëm fillimi. Ne do të luftojmë për goxha një kohë”, tha ajo.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button