Kosova

Kurti sot në Francë, ja çfarë do diskutojë me presidentin Macron

Presidenti francez Emmanuel Macron do presë kryeministrin Albin Kurti. Mësohet se takimi do të mbahet në orën 19:30, në Pallatin Elisee në Paris. Kurti dhe Macron do të bisedojnë lidhur me temën e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë si dhe perspektivën e Kosovës drejt integrimeve Evropiane.

Pritet që Kurti të kërkojë nga presidenti Macron përkrahje për procesin e liberalizimit të vizave. Kjo është vizita e parë e Kurtit në Paris pas marrjes së detyrës si kryeministër. Ftesën për takim, Macron ia kishte dërguar para tre muajsh kryeministrit Kurti, pasi ai kishte fituar zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button