Lajme

Ndoqën dhe i prenë rrugën pushuesve se ikën para kohe, pronarja e hotelit: Ata e bënë vetë vajzën me të qarë

Publikimi i videos së një familjeje pushuesish, të cilët ndiqen nga pas me makinë dhe motor nga pronarët e vilës ku kishin ndjejtur një natë në Livadh të Himarës ka shkaktuar një reagim të madh publik për shërbimin që ofrohet në vend gjatë sezonit të verës.

Katerina Joshi, bashkë me një punonjësin e saj si edhe një person tjetër që drejtonte makinën tip “Toyota Yaris” i prenë rrugën familjes Mato, duke i kërkuar sipas saj që të paguante dëmin e shkaktuar përmes djegies me hekur të disa çarçafëve gjatë qendrimit atje.

Ndërkohë, turistët nga ana e tyre mohojnë diçka të tillë duke theksuar se shkaku i këtij reagimi i të paprecedent ishte fakti se ata kishin dashur të largoheshin një natë më herët nga sa kishin prenotuar për shkak të kushteve të këqija.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button