Bota

Gjendet i vdekur në burg krijuesi i McAfee, dyshohet se ka vrarë veten

Gjendet i vdekur në qelinë e tij, krijuesi i i softuerit antivirus McAfee, John McAfee. Mediat shkruajnë se policia e Barcelonës ka nisur hetimet mbi këtë ngjarje, ndërsa dyshimet e para janë se 75-vjeçari ka vrarë veten.

Magnati i sigurisë kibernetike është gjetur i vdekur disa orë pasi Spanja i dha dritë jeshile ekstradimit të tij në SHBA.

Kujtojmë se 75-vjeçari u arrestua në Spanjë në 2020.
Prokurorët pohuan se ai nuk paraqiti deklaratat e taksave në periudhën 2014-2018 pavarësisht se grumbulloi miliona dollarë nga promovimi i kriptomonedhave, konsultimi, fjalimet dhe shitja e të drejtave të historisë së jetës së tij për një dokumentar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button