Rajoni

Merkel e frikësuar nga varianti Indian i Covid-19: Duhet një qasje më e unifikuar për rregullat e udhëtimit

Varianti Indian i Covid-19 ka frikësuar të gjithë, pasi po përhapet me shpejtësi. Për këtë situatë, kancelarja gjermane, Angela Merkel, për gazetarët në Bruksel tha se BE i duhet një qasje më e unifikuar për rregullat e udhëtimit.

“Pas asnjë dyshim jemi të shqetësuar me variantin Delta. Nëse vini nga Britania e Madhë në vendin tonë duhet të hyni në karantinë, por kjo masë nuk zbatohet në gjitha vendet evropiane. Unë do të dëshiroja që të gjitha ta kenë këtë rregull”, tha ajo.

Ndërkohë që alarmi është përhapur në shumë vende të botës. Por, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se në përgjithësi vaksinat edhe ndaj këtij varianti mbeten shumë efektive. Më 23 qershor, Merkel i tha parlamentit gjerman se ajo dëshiron që edhe vendet tjera evropiane t’iu kërkojnë udhëtarëve nga vendet me nivele të larta të të infektuarve me variantin Delta që të hyjnë në karantinë. Këtë masë e zbaton Gjermania ndaj udhëtarëve nga Britania e Madhe.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button