Lajme
Përleshje mes bandash në burg, vdesin 6 persona, plagosen 9 të tjerë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një burg, në rajonin Tabasco të Meksikës. Mësohet se një përleshje mes bandash ka përfunduar në tragjedi. Sipas mediave, u vranë 6 persona dhe 9 të tjerë u plagosën.
Mediat, duke cituar zyrtarët e policisë shkruajnë se pas përleshjes në burg është rivendosur kontrolli. Në një përleshje të shënuar në muajin maj në burgun e sigurisë së lartë Puente Grande në perëndim të Meksikës po ashtu humbën jetën shtatë të burgosur dhe u plagosën nëntë të tjerë.