Lajme

Gjendet predhë në bregdetin e Sarandës, dyshohet e Luftës së Dytë Botërore

SARANDA
Një predhë e Luftës së Dytë Botërore është gjetur mesditën e së premtes nga një i ri, teksa notonte në plazhin e Centralit në qytetin e Sarandës. Predha,që dyshohet se është e Luftës së Dytë Botërore është gjetur në një largësi rreth 3.5 m larg bregut dhe në një thellësi rreth 1.5 m.

Sipas të riut, predha është pikasur prej tij me sy të lirë, e cila mesa duket është zhvendosur nga rrymat detare pranë vijës bregdetare.

I riu i ndihmuar edhe nga një punonjës mirëmbajtjeje i Bashkisë që u ndodh në vend, u nxorr në breg. Menjëherë u njoftua policia e cila shkoi në vend. Ndërkohë janë njoftuar edhe priten specialistë xhenierë nga Gjirokastra për ta marrë dhe kryer demontimin e saj. Predha ka një gjatësi rreth 0,5 m dhe një peshë rreth 6-7 kg. Sipas burimeve policore, predha është e pashpërthyer.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button