Lajme

Gjykata jep vendimin për trafikantët e drogës që blinin votat me naftë

Gjykata e Posaçme këtë të premte ka dhënë vendimin për dy trafikantët njëkohësisht të akuzuar për korrupsion në zgjedhje shtetasit Agustin Selimi dhe Pëllumb Lekaj.

Burime për abcneës.al bëjnë me dije se Gjykata e Posaçme ka liruar nga burgu Agustin Selimin, pasi e njëjta masë i është dhënë edhe nga Gjykata e Tiranës për akuzën e trafikut të narkotikëve, ndërsa Pëllumb Lekaj do vazhdoj të hetohet ne “Arrest në burg” për trafik të narkotikëve.

Dy të akuzuarit u kapën në 29 prill me 10 kilogramë kanabis duke tentuar ta trafikonin drejt Greqisë.

Hetimet për trafikun e narkotikëve nxorën në përgjime edhe fakti se këta persona kanë qenë të implikuar edhe në shit-blerjen e votave, kryesisht në Shkodër.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button