Lajme

Momente frike dhe ankthi në Miami, ende dhjetëra persona nën rrënoja

Vijojnë kërkimet në rrënojat e ndërtesës që u shemb në Miami Beach një ditë më parë. Të paktën 102 persona deri tani janë lokalizuar, por është e pasigurt se sa ishin në ndërtesë kur ajo u shemb. Dhjetëra të mbijetuar janë nxjerrë nga rrënojat, një është gjetur i vdekur.

Aktualisht, mendohet se nën rrënoja janë dhjetëra persona. Ekipet po tunelonin nga një park nëntokësor makinash poshtë ndërtesës në një përpjekje për të arritur viktimat. Për orë të tëra pas shembjes vazhdojnë përpjekjet e kërkim-shpëtimit. Ekipet nxorën një nënë dhe fëmijën e saj, pasi u detyruan t’i presin gruas këmbën, tha shefi i shërbimeve emergjente për Majamin.

Një ekip me 10-12 specialistë kontrollon një zonë të rrënojave me qen për të nuhatur trupat si dhe me pajisje të tjera. Pasi lodhen nga lëvizja e copave të betonit dhe mbetjeve të tjera inerte, ekipi zëvendësohet nga një grup tjetër kolegësh që puna të vazhdojë pa ndërprerje, tha shefi i shërbimeve zjarrfikëse për Floridën.

Autoritetet nuk kanë bërë spekulime për shkakun e shembjes. Në video shihet pjesa qendrore që shembet e para, ndërsa seksioni më pranë bregut dridhet dhe fillon të shembet disa sekonda më pas. Ndërkohë një re e madhe pluhuri mbështjell gjithë zonën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button