Lajme

Organizonin baste sportive në faqet e internetit, hetim në gjendje të lirë për 6 persona

6 persona po hetohen në gjendje të lirë pasi përmes faqeve të internetin organizon lojëra fati e baste sportive. Ata u kapën duke kryer këtë aktivitet të paligjshëm në 4 bare-kafe në qarkun e Elbasanit.

Gjatë kontrolleve policia po heton në gjendje të lirë, Sh. P., 42 vjeç, banues në Elbasan, pasi nga kontrolli i ushtruar në ambientet e lokalit të tij iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një telefon që kishte të hapur faqe interneti për bastet sportive;

R. C., 49 vjeç, banues në Elbasan dhe S. B., 26 vjeç, banues në Fier, pasi nga kontrolli i ushtruar në ambientet e bar-kafes në pronësi të shtetasit R. C., iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një telefon që kishte të hapur faqe interneti për bastet sportive;

A. Q., 19 vjeç, banues në Elbasan, pasi nga kontrolli i ushtruar në ambientet e bar-kafes në pronësi të tij, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një telefon që kishte të hapur faqe interneti për bastet sportive;

K. P., 17 vjeç dhe K. B., 33 vjeç, të dy banues në Elbasan, pasi nga kontrolli i ushtruar në ambientet e bar-kafes në pronësi të shtetasit K. B., shtetasit K. P. iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një telefon që kishte të hapur faqe internet për bastet sportive.

Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button