Lajme

Rrëzohet avioni ushtarak në Kenia, vdesin tragjikisht dhjetëra persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kenia një ditë më parë. Mësohet se një helikopter ushtarak u rrëzua në Kajiado e për pasojë humbën jetën personat që ishin në bord. Bëhet fjalë për dhjetëra persona.

Kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë denoncuar rastin fillimisht, duke postuar foto të ngjarjes. Banorët vendas shprehin frikën për dhjetëra të vdekur pasi dëshmitarët raportuan se helikopteri shpërtheu në flakë menjëherë pas rrëzimit. Forcat e Mbrojtjes së Kenias përmes një deklarate gjithashtu konfirmuan rrëzimin, duke thënë se helikopteri i forcave ajrore ishte në një mision stërvitor kur u rrëzua.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button