Lajme

Shqipëria ndër vendet e Europës, me më shumë vdekje nga aksidentet rrugore

Në Shqipëri, në vitin 2019 humbën jetën 227 persona, sipas të dhënave të INSTAT.

Në raport me popullsinë, vendi shënoi 80 fatalitete nga aksidentet rrugore për 1 milionë banorë.

Kjo shifër e rendit Shqipërinë ndër vendet me vdekjet më të larta nga aksidentet rrugore në raport me popullsisë dhe gati 60% më të larta sesa mesatarja europiane, sipas të dhënave të tjera të Eurostat.

Në Europë kryeson Rumania, me (96 viktima të trafikut rrugor për milion banorë), Bullgari (90) dhe pas saj vjen Shqipëria (nuk janë të dhënat për vendet e tjera të rajonit.

Europa

Sipas Eurostat, në vitin 2019, numri i personave të vrarë në aksidente të trafikut rrugor u ul me 2.5% krahasuar me 2018. Numri i përgjithshëm i njerëzve që vdiqën në aksidente rrugore në BE ishte 22 756, nga të cilët 44% ishin në makinë, 20% këmbësorë, 16% në motoçikleta, 9% në biçikleta dhe 11% në kategori të tjera (përfshirë automjete të lehta dhe të rënda, autobusë dhe trajnerë, motorë dhe mjete të tjera).

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button