Lajme

Të shtëna me armë në Romë, shqiptari plagoset në fytyrë

Një shqiptar dhe dy vëllezër të etnitetit rom janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e djeshme gjatë një përleshje,

Ngjarja ka ndodhur gjatë natën në periferinë e Romës, në rrugën Casilincontrada, midis Casalone dhe Castelverde.

Dy vëllezërit rom të moshës 17 dhe 21 vjeç të cilët jetonin në një banesë pranë rrugës u gjetën të qëlluar me armë zjarri në vendngjarje, ndërsa një i tretë me origjinë shqiptare që ishte me ata, u gjet i plagosur në fytyrë.

Të lënduarit u dërguan në spital ndërsa në gjendje më të rëndë është shtetasi shqiptar.

Sipas hetimeve të para të karabinierëve, është e mundur që shtetasi shqiptar që e pësoi më keq, dyshohet se nuk ka qenë i vetëm në momentin kur ndodhi ngjarja.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button