Lajme

Dy javë pa ujë të pijshëm, 180 familje në Vlorë nisin protestat

Tre fshatra në Vlorë, përkatësisht, Panajasë, Kërkovës dhe Oshtimës kanë nisur protesta mëngjesin e sotëm, pasi prej 11 ditësh nuk kanë ujë të pijshëm.

“Sidomos muajt e verës është problem i madh. Jemi 180 familje në fshatin tonë Kërkovë .Cdo verë deri në shtator nuk ka ujë. Për fushatë elektorale na thanë se do gjenin zgjidhje. Erdhën morën votat dhe ikën.

Na premtuan se do ta zgjidhnin situatën, por asgjë, faturat i paguajmë, ujèsjellësi na thotë do rregullohet sot e nesër po hic. Ujin për të pirë e blejmë, nuk vazhdohet më kështu.”

Për fushatë erdhën morën votat dhe ikën, kemi dy javë pa pikë uji në çezma, po e blejmë për të pirë, nuk po lahemi.

Nëna ime 80 vjeçe këtu rri pa ujë. Ujin e pijshëm e blejmë. Këta banorët këtu kanë ndërmend të përshkallëzojnë protestën sepse ka vite ky lloj problemi. Nuk duam tē bllokojmē autistradën se është sezon veror, por nëse gjendja vazhdon do të deryrohemi të bëjmë edhe këtë.

Banorët thone se prej vitesh përballen me premtime, por ende mungesa e ujit mbetet problem i pazgjidhur. Në një peticion dërguar kryeministrit, banorët kërkojnë rikthimin e ujit të pijshëm në të tre fshatrat. Në rast se nuk do të ketë zgjidhje ata kanë paralajmëruar se do të bllokjnë aurostradën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button