Bota

Kompania e ish-presidentit Trump nën kërcënimin e akuzave penale

Prokurorët në Manhatan po shqyrtojnë mundësinë e ngritjes së akuzave penale ndaj organizatës së ish-presidentit Donald Trump, pas një hetimi të gjatë lidhur me transaksionet e tij të biznesit. Gazeta ‘Neë York Times’ shkruan se akuzat mund të ngrihen që në fillim të javës tjetër lidhur me përfitimet që kompania u ofron drejtuesve të lartë, si apartamente, makina e pagesa për studimet universitare apo në shkolla private.

Nëse ngrihen akuza të tilla, janë tërësisht absurde dhe të pashembullta. E gjithë kjo po bëhet vetëm për t’u hakmarrë ndaj Donald Trumpit,” është shprehur avokati i organizatës Trump. “Ne do të deklarojmë pafajësinë dhe do të paraqesim kërkesë që akuzat të mos merren parasysh për hapje procesi gjyqësor”-është shprehur më tej ai. Zyra e Prokurorit të Distriktit në Manhatan nuk ka pranura të bëjë komente. Deri tani procesi i gjatë hetimor nuk ka rezultuar në akuza. Prokurorët të cilët kanë kohë që analizojnë dokumentacionin fiskal të ish-presidentit, kanë paraqitur urdhra gjykate për nxjerrjen e dokumenteve dhe kanë intervistuar dëshmitarë që kanë punuar nga afër me ish-presidentin si dhe drejtues të kompanisë.

Zyrtarë të rendit që janë në dieni të procesit thonë se hetimet kanë arritur një pikë kritike. Procesi hetimor është përqëndruar pjesërisht tek shefi i financave të organizatës Trump, Allen Ëeisselberg. 73-vjeçari Ëeisselberg është në vëmendje pasi janë ngritur pikëpyetje për faktin se i biri ka përdorur një apartament në pronësi të kompanisë Trump me kosto të ulët ose falas, si dhe ka pikëpyetje për pagesat e shkollimit në institucione private për nipat e zotit Ëeisselberg. Praktika e shpërblimit të punonjësve më të vlerësuar me dhurata të çmueshme nuk është e paligjshme, por në shumë raste këto dhurata taksohen si pjesë e të ardhurave të individit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button