Lajme

Momenti i shumë pritur për Italinë, shtetrrethimi do hiqet plotësisht të hënën

Një lajm i mirë ka ardhur nga Italia, lidhur me Covid-19. Mësohet se të hënën do të hiqet shtetrrethimi edhe në Valle Aosta. Kujtojmë se ky ishte rajoni i fundit në Itali që kishte këtë masë anti- Covid-19.

Lajmin e mirë e dha për mediat ditën e sotme, Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza. Shtetrrethimi, që ishte ende në fuqi nga mesnata deri në orën 05:00 do të hiqet në rajonin malor dhe frëngjishtfolës të Valle Aostas, në veriperëndim, që gjithashtu i jep fund kufizimeve të vendosura për vizitat në shtëpinë e miqve ose të afërm, deri më tani të kufizuar deri në katër të rritur, pa llogaritur të miturit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button