Lajme

Nis puna në Aeroportin e Kukësit, ja kur do bëhet fluturimi i parë

Dy muaj pas hapjes, pritet të nisë puna në Aeroportin e Kukësit. Mësohet se fluturimet e para do të nisin nga 9 korriku. Lajmi u dha nga kompania e fluturimeve zvicerane “Helvetic Airëays”, e cila ka nxjerrë në shitje biletat, nga Aeroporti i Zyrihut, për në atë të Kukësit, e njohur ndryshe si “Zayed-Flatrat e Veriut”.

Nga krahu tjetër, flurimet e para nga Aeroporti i Kukësit në drejtim të atij të Zyrhiut, do të bëhet për herë të parë më datë 14 korrik.

Sakaq, vlen të përmendet se Aeroporti “Zayed” u inaugurua pak ditë para mbylljes zyrtare të fushatës së 25 prillit. Kryeministri Edi Rama u bashkua në avion së bashku me emigrantët që vinin nga Anglia.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button