Lajme
Një ditë pas aksidentit, policia heq 25 patenta për shkak të shpejtësisë në autostradën Fier-Vlorë

Radarët në autostradën Fier-Vlorë, kanë kapur shumë shoferë që kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar. Gjatë aksionit, policia ka hequr mbi 25 leje drejtimi për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara.
Vetëm një ditë më parë u hoqën 15 leje drejtimi. Ky aksion ka nisur që pas ngjarjes së rëndë që ka ndodhur në aksin në fjalë, ku u shua një familje nga Patosi.