Lajme

Prekëse! Aksidenti tragjik i mori jetën, familja Gushi do përcillet sot për në banesën e fundit

Ditën e sotme, familja Gushi, dy prindërit dhe dy vajzat e mitura do të dërgohen për në banesën e fundit. Kujtojmë se një ditë më parë ata humbën jetën tragjikisht, pasi u përplasën nga një makinë që udhëtonin 3 të rinj. Këta të fundit shpëtuan, por fati tragjik i familjes Gushi ishte ky.

Mësohet se ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 10:00, ndërkohë që shumë familjarë të tyre kanë udhëtuar nga Greqia pas lajmit të kobshëm.

Viktimat janë Eduart Gushi, 44 vjeç, gruaja e tij, Silvana Gushi dhe dy vajzat e tyre të mitura, Anastasia dhe Eva. Siç u mësua edhe dje familja kishte ardhur nga Greqia për pushime në Shqipëri, pasi prej 2 vitesh nuk kishin mundur dot për shkak të pandemisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button