Situata e Covid-19 në Kosovë, 1 i vdekur dhe 11 të infektuar brenda 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar raportin e 24 orëve të fundit, lidhur me situatën e Covid-19 në vend. Sipas njoftimit, Brenda 24 orëve, ka vdekur 1 persona dhe 11 të infektuar.
“26 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.682 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 157.338 doza të vaksinës.Deri më sot 29.314 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.658 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.298. Në total numri i rasteve aktive është 170.”, njofton ministria.