Kosova

Vizita e Kurtit në Francë, opozita e Kosovës: Qasja e kryeministrit për dialog me Serbinë nuk është serioze

Takimi i kryeministrit Albin Kurtit me presidentin e francës, Emmanuel Macron ka sjellë dyshime në Kosovë. Mësohet se opozita ka planifikuar që të ftojnë në një interpelancë kreun e qeverisë, ku sipas deputetit të PDK, Hajdar Beqa, qasja e Kurtit për dialog me Serbinë nuk është serioze.

Stili i Kurtit në bisedime ka qenë jo serioz nuk ka thënë diçka konkrete, përveç ‘kam thënë, më ka thënë’. Mendoj se nuk e ka përfaqësuar dinjitetshëm Republikën e Kosovës. Opozita do ta therrasë ditëve në vijim në interpelancë të raportojë. Është në interes të vendit të mbyllet çështja me Serbinë, me njohje reciproke dhe besoj që domosdoshmërisht duhet me qenë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të kyçura në këto bisedime”, ka thënë Beqa në rtv 21.

Të mërkurën kryeministri i vendit, Albin Kurti ishte në një vizitë zyrtare në Francë, ku është takuar me presidentin francez, Emmanuel Macron. Kurti ka ritheksuar edhe një herë se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, duke shtuar se Qeveria e Kosovës do të kontribuojë me të gjitha mundësitë edhe në rajon, me marrëdhënie të mira ndërfqinjësore, edhe drejt perspektivës dhe integrimeve evropiane.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button