Lajme

Zbuten temperaturat, ja parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti në vendin tonë ditën e sotme do dominojë nga nxehtësia dhe thatësira që vijnë nga Afrika. Sipas MeteoAlb, vendi ynë edhe ditën e shtunë vijon me kthjellime dhe temperatura të larta në të gjithë territorin, duke përjashtuar vetëm orët e mbrëmjes, të cilat do të sjellin vranësira të pakta në zonat malore.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara sërish vlerat minimale por ulen me të paktën 2 gradë vlerat maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 18°C mëngjesi deri në 37-38°C mesdita. Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri mbi 45 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button