Lajme

Luks mbi re”, Shangai hap hotelin më të lartë në botë, 10 mijë euro nata

Në Shangai (Kinë) është hapur hoteli më i lartë luksoz në botë. Për të pasurit që kanë xhepat plot, hoteli u ofron jetë luksoze mes reve.

Hoteli mburret për restoranin në katin e 120- të i cili ofron shërbim personal 24 orësh për klientët e tij.

Ashensori me shpejtësinë 18 metra për sekondë i çon klientët në 165 dhomat superluksoze.

Hoteli zë katin e fundit të Kullës Shangai 632 metra, ndërsa e dytë më e lartë në botë pas Burj Khalifa të Dubait.

Hapja e këtij hoteli u shty për shkak të pandemisë por tani ka nisur puna të mirëpresë mysafirët të cilët mund të kërkojnë shërbim të dedikuar në çdo orë të ditës apo të natës.

Mysafirët mund të shijojnë dhe një nga 7 restorantet, baret apo spa, apo dhe pishinë në katin e 84- t dhe të gjitha shërbimet e tjera që ofron ky hotel superluksoz.

Sa kushton shërbimi?
Për të festuar hapjen J. Hotel ofron një çmim special prej 450 dollarë (3,088 Juan) natën, por çmimet për suitat hotelit janë shumë të shtrenjta.

Një natë në “J Suite” e cila është e kompletuar me llampadarë kristali dhe sauna këtë të shtunë kushtonte 10 377 dollarë (67 mijë juan, njësia monetare)

Hoteli është pjesë e “Jin Jiang International Hotels” një grup i madh shtetëror kinez dhe u hap zyrtarisht të Shtunën.

Pikërisht ditën e parë të hapjes së këtij hoteli, faqja e webit pati një mbingarkesë me vizitorë të cilët ishin të interesuar për të vizituar këtë hotel” tha drejtori i marketingut Renee Wu.

“Sigurisht që kjo është mjaft inkurajuese për ne, por në të njëjtën kohë jemi të angazhuar që të kujdesemi për të gjithë klientët” u shpreh Renee Wu, për AFP

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button