Lajme

Nga falsifikimi i dokumentave tek grabitjet, 4 të arrestuar në Durrës, mes tyre edhe një femër

Katër persona janë arrestuar nga policia e Durrësit për vepra penale të ndryshme. Një 27-vjeçare nga Kosova me inicialet A.B, është ndaluar për “Fallsifikim dokumentash”. Ndërsa shtetasi A.L, 23 vjeç për vjedhje në flagrancë. Ndërkohë shtetasi G (F).M u arrestua pas aksidentit që shkaktoi.

Durrës

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasen kosovare A. B., 27 vjeçe, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, e ka dënuar me 3 muaj burg për veprën penale “Fallsifikim dokumetash”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 23 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas u arrestua pasi u kap në flagrancë duke tentuar të vjedhë në një mjet furgon i cili ishte i parkuar në terminalin e Portit. Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas i ka vjedhur një karrocë shtetasit K. Sh., në lagjen nr.4, Durrës.

— Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit: G. (F). M., 33 vjeç, banues në Borizanë, Krujë si dhe u procedua penalisht shtetasi A. Gj., 48 vjeç, banues në Derven, Krujë, pasi në aksin rrugor Luz-Derven, shtetasi G. (F), M., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me motomjetin tip “Lifan”, me drejtues shtetasin A. Gj. Si pasojë e përplasjes është lënduar shtetasi A. Gj., dhe pasagjeri në motomjet shtetasi R. Z., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

A. L., 34 vjeç, banues në Kavajë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr.3, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në gjëndje të dehur dhe gjatë shoqërimit të tij nuk iu është bindur urdhrit të Policisë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtjeshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button