Lajme
Po kultivonin kanabis në pjesën e pasme të banesave, arrestohen dy gra në Lezhë

Dy gra në Kurbin të Lezhës janë vënë në pranga pasi janë kapur duke tentuar të kultivojnë fidanë kanabisi në ambientet e jashtme të banesave të tyre.
Mësohet se të arrestuarat janë F. K., 52 vjeçe dhe V. I., 52 vjeçe, banuese në Milot, Kurbin.
Dy gratë u kapën në kushtet e flagrancës, duke tentuar të kultivojnë bimë narkotike cannabis sativa në pjesën e pasme të banesave, në tokat në pronësi të tyre, në fshatin Milot.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.