Lajme

Aeroporti i Kukësit pret fluturimet e para, zbulohen datat dhe çmimet “low cost”

Duke nisur nga 9 korriku, Aeroporti i Kukësit do të nisë fluturimet e para.

Një gjë e tillë është konfirmuar nga kompania e fluturimeve zvicerane “Helvetic Airways”, e cila ka nxjerrë në shitje biletat, nga Aeroporti i Zyrihut, për në atë të Kukësit, e njohur ndryshe si “Zayed-Flatrat e Veriut”.

Nuk do të vonojnë shumë nisjet nga ky i fundit në destinacionet e lajmëruara edhe më herët. Flurimet e para nga Aeroporti i Kukësit në drejtim të atij të Zyrhiut, do të bëhet për herë të parë më datë 14 korrik.

Avioni i parë në aeroportin e Kukësit u ul në 18 prill, vetëm pak ditë para mbylljes së fushatës së zgjedhjeve të 25 prillit që i besuan mandatin e tretë qeverisë në fuqi.

Shumëkush e mban mend ditën kur avioni në të cilin udhëtonte Kryeministri Edi Rama me emigrantët që vinin nga Anglia, preku tokën e Kukësit. Fillimisht, avioni me emigrantë u ul në Aeroportin e Rinasit, e nga atje, u nis për në atë të Kukësit, pasi kjo e fundit, asokohe, nuk kishte përmbushur fluturimet e nevojshme për të përfituar certifikimin zyrtar.

Kjo periudhë kohore, nga 18 prilli deri në gjysmë të muajit korrik, shërbeu për lidhjen e marrëveshjeve me kompanitë për fluturimet ndërkombëtare. Ishte Kryeministri ai që dha lajmin e mirë përpara pak ditësh në rrjete sociale, duke iu mbyllur gojën në këtë mënyrë edhe skeptikëve, të cilët u treguan mosbesues për funksionimin e këtij aeroporti që në krye të herës.

“Se ç’ishin ca miq që thoshin Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit ishte sa për fushatë, po unë s’bëj asgjë sa për fushatë dhe çfarë bëj e them e çfarë them e bëj, kështu që bujrëm me Air Albanian në portën e hapur të qiellit të Kukësit”, shkruante Rama në një postim në rrjetë sociale, ku bashkë me lajmin e mirë bëri edhe një listë çmimesh për udhëtime, të cilat nuk përfshinin tjetër veçse taksat plus një euro.

Një gjë e tillë pritet t’i japë tjetër frymë e zhvillim zonës, por edhe një mundësi e mirë për kosovarët e shumtë që jetojnë e punojnë në Zvicër a gjetkë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button