Lajme
Aksident tragjik në Prrenjas, “Benz-i” përplaset me traktorin, vdes një person

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në Prrenjas në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se një mjet tip ‘Benz’ me targë AA 125 MB është përplasur me një traktor, ku për pasojë pasagjeri në traktor ka mbetur i vdekur, ndërsa shoferi ka mbetur i plagosur.
MËsohet se policia ka shoqëruar Xhevo Dashin, drejtuesin e mjetit tip ‘Benz’ për veprime të mëtejshme proceduriale.