Lajme

Bledi Çuçi paralajmëron ‘furtunë’ në Policinë e Shtetit, çfarë parashikohet për shoferët e makinave të shtrenjta

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi në një komunikim me mediat, për ngjarjet e rCnda të ndodhura ditët e fundit në vendin tonë ka paralajmëruar se duke nisur nga kjo javë do nisë një reformë në Policinë e Shtetit, me ndryshime në kupolën drejtuese, të titullarëve në nivel qarku apo çdo Komisariat.

Po përgatitemi për një fazë të re të reformës e forcës parandaluese e goditëse.

Brenda kësaj jave ndryshim i thellë në titullarët në nivel qarku ne cdo komisariat të territorit të Republikës”, tha ministri i Brendshëm.

Gjithashtu ministri Çuçi, paralajmëroi edhe një kuadër të ri rregullator për hetimin e të gjithë shoferëve që përdorin makina të shtrenjta dhe që kapen në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Po ashtu kuadër regullator të ri për praktika të hetimit edhe të drejtuesve të makinave të shtrenjta që kapen në mënyrë të përsëritur në kundravajtje në qarkullim.

E do përfundojë pajisja e efektivëve me kamerat e trupit”, theksoi ministri.

“Kam vëmë re se disa flasin me të madhe për rritjen e kriminalitetit apo fataliteteve. E pavërtetë, faktet e shifrat pohojnë të kundërtën. Kjo s’do të thotë aspak që policia s’ka dobësi e të meta“, theksoi ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button