Bota

India dislokon 50 mijë ushtarë në kufi, rriten tensionet në rajonin e Himalajeve

Një situatë e tensionuar mësohet të jetë në rajonin e Himalajeve, pasi India vendosi të dislokojë 50 mijë ushtarë të tjerë në kufirin shumë të diskutuar me Kinën. Kujtojmë se një vit më parë, të dyja palët u përplasën në zonën malore, ku 20 ushtarë humbën jetën, në ditët më të përgjakshme që prej luftës së vitit 1962.

Ndërkohë që në 3 muajt e fundit, India ka përforcuar sigurinë në kufi duke dërguar avionë e trupa, të cilët tashmë kanë arritur në 200 mijë. Nga ana tjetër, Kina nuk ka mbetur pas dhe për këtë arsye ka rinovuar infrastrukturën në zonë, si dhe ka ndërtuar bunkerë dhe vendstrehime.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button