Show-Biz

Ish- konkurerrentja e “Për’puthen” bëhet operim: Kisha një masë tumoriale në gjirin e djathtë

Në një moshë kaq të re, ish- konkurrentja e “PËrputhen” ka bërë ndërhyrje kirurgjikale në gjirin e djathtë, pasi sipas saj, kishte një masë tumoriale. Bëhet fjalë për Ina Kollcakun. Kjo e fundit në një lidhje në “Skype” me Manushin, tregoi se për ndërhyrjen urgjente që iu desh të bënte.

Nuk jam në spital kam dalë nga spitali. Një masë tumoriale në gjirin e djathtë e cila duhej të hiqej patjetër, nuk kishte mënyrë tjetër. Operacioni ishte urgjent, prandaj për këtë arsye javën që kaloi ju ishit në transmetim dhe unë isha një operacion. E përjetova shumë mirë, ndërkohë mjekët, të cilët ishin të dy shqiptarë kanë qenë të mrekullueshëm. Tani jam shumë mirë dhe mezi po pres të rifilloj jetën. Nuk ka të bëjë mosha fare, dhe një nga arsyet që une doja ta bëja publike ishte se doja të postoja disa video si të bëhen kontrollet nga vajzat dhe gratë dhe ti drejtohen kirurgëve për të tilla ndërhyrje.
Ose nëse kapen në kohë, ose më të vogla se imja, se unë e kisha 3 cm mund të trajtohen edhe me ilaçe. Kjo ishte një nga arsyet që unë kisha dhe doja ta ndaja eksperiencën. Tre ditë pas ciklit menstrual vajzat të kontrollojnë gjoksin. Nëqoftëse ndjejnë forma apo masa të shkojnë të bëjnë kontroll. Ose njëherë në gjashtë muaj të shkojnë të bëjnë kontroll që të parandalojnë në kohë”, tha Ina.

Ina ishte pjesë e “Përputhen” 1.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button