
Te kerkova moj “ demokraci” ,te prita. U gezove kur erdhe moj “demokraci” por jo keshtu nuk te dua , jo me kete cmim , me kete dhimbje . Kriminele demokraci, ti me vodhe jeten , me vrave shpresen .Oh me plase zemren. Me vrave femijen dhe vazhdon te vrasesh femije te tjere. Ndaj mu zhduk nga syte moj demokraci.Nuk dua te merrem me “politike”.Dua te mbyll gojen dhe askush nuk do te me preke .Ti me bere qe te dua monizmin e te kujtoj Enverin , ate qe ti ma perplas fytyres per te fshehur krimet e tua , por ti je me keq moj bushter demokraci. Nuk dua prona , le te behet prape koperative por askush nuk do te me vrase per nje cope toke , nuk do te vrase femija prindin e nuk do te dhunoje nipi gjyshen .Askush nuk do te behet pronar, le ta gezojne te gjithe moj hajdute demokraci . Le te ha nje cope buke me kripe por naten do te fle e qete.Le te shkoj ne pune me turrne por kthimin per ne shtepi do ta kem te sigurt se nuk do te guxoje njeri te prese rrugen time , mjafton per kete vetem nje polic dhe jo nje tufe te shitur e te korruptuar qe me vrasin femijen ne mesin e rruges. Dua te coj vajzen ne shkolle dhe te me kethehet mire e jo te ma rrembejne ne mesin e rruges dhe te ma trafikojne. Dua te coj djalin ne shkolle dhe te me kethehet gjalle, pa friken se do te ma vrasin e te ma hedhin si nje qen ne kanal. Mu zhduk nga syte moj demokraci. Le te vishem me pantallona , te punoj arat dhe ti mbjell grure. Te shkoj ne male te mbjell pisha , te hap taraca ne kodra e te mbjell ullinj e molle qe te mos jeshilojne hashash e kanabis , te mos mundesh moj kurve demokraci te me helmosh rinine . Le te mbyllen kufinjte dhe te rri si miu ne vrimen time pa patur mundesi te futet heroine per te me droguar, qe ti moj zuske te pasurohesh me jeten e femijes tim.Le te behesha qyqe e te kendoja dru me dru, e femijen te mos ma vrisje dhe te ma sakatoje per tregeti. Moj kurve demokraci, dua te jetoj pa friken e perdhunimit , pa friken e trafikimit , qe te mos mbushen rruget e botes me vajzat e vogla. Nuk dua qe femijet e varfer te shkojne tek dera e kishes per nje tas me supe dhe prifti pedofil t’ju fuse duart. Nuk e dua kete besim fetar ku hoxha t’ju mbushe mendjen femijeve qe per allah duhet te vrase dhe te behet kamikaze. Mu zhduk, ti palo demokraci.Mes teje dhe monizmit zgjedh monizmin . Do ta fal pronen do, te fal moden e fundit por dua te rroj pa friken se dikush ne mes te dites me vret femijen. Dua te rroj pa friken e trafikantit e te pedofilit; te jetoj pa friken se dikujt I duhen leke dhe nga trupi I femres do te ngreje pasurine e tij.Mu zhduk nga syte moj demokraci. Me more jeten ,me vrave femijen, me dogje shpresen. O ndyresi,qe ne vendin tim quhesh demokraci.Sot me shume se kurre mu zhduk nga syte moj demokraci . Anarshi e ndyre qe ke zaptuar vendin tim.